Milaim Zeka takohet me presidentin Thaçi, i ankohet për Kadri Veselin

Pasi u raportua se deputetët e Nismës bojkotuan fjalim vjetor të presidentit Hashim Thaçi në Kuvendin e Kosovës, ka reaguar deputeti i kësaj partie, Milaim Zeka.

Sipas tij, shumica e deputetëve janë hajgaregji, të cilët e kanë inicuar këtë seancë, por nuk kanë qenë fare në sallën e Kuvendit.

“Asnjë njeri nga Kryesia e Kuvendit nuk na njoftoi për adresimin që do ta bënte Presidenti Thaçi. Pra asnjë njoftim zyrtar. Nëse dikush e ka bojkotuar Presidentin sot, atëherë i pari është Kadri Veseli, bashkë me krejt Kryesinë e Kuvendit, që po bajnë hajgare me thirrjet e seancave”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Nuk po di kush po rren ma shume?

Sot i kemi pasur thirrjet per nje seance te jashtezakonshme, te thirrur nga LDK-ja dhe VV-ja. Seanca duhej te fillonte ne oren 10.00. Ne Oren 09.45 kam qene ne salle, bashke me Adem Mikullovcin dhe tre-kater deputet te LDK-se. Shumica e deputeteve hajgaregji, te cilet kane inicuar kete seance, nuk kane qene fare ne sallen e Kuvendit.

U ba ora 11.40 minuta, pra gati dy ore pritje, por seanca nuk po fillonte. Shumica nga ne deputetet dolem nga salla pas kesaj pritje te kote.

Asnje njeri nga Kryesia e Kuvendit nuk na njoftoi per adresimin qe do ta bente Presidenti Thaçi. Pra asnje njoftim zyrtar. Nese dikush e ka bojkotuar Presidentin sot, atehere i pari eshte Kadri Veseli, bashke me krejt kryesine e Kuvendit, qe po bajne hajgare me thirrjet e seancave.
Bane opozita hajgare duke thirre seanca te jashtezakonshme, te tipit se a do behet Vuçiqi synet, e bane pozita hajgare duke mos respektu asnje orar te seancave.
Per kete protestova sot para Presidentit Thaçi… Edhe ai garant u ba norvoz, por nuk po tregohet para meje…

Pranda raportimi i disa mediave per bojkotim ashte vetem rren, asgje tjeter!