Milaim Zeka – Sali Berishës: Turp për akuzat ndaj Thaçit

Deputeti i Nismës, Milaim Zeka ka reaguar pas deklaratave të mbrëmshme të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha në ‘Opinion’, ku ndër të tjerash hedhi akuza të rënda ndaj presidentit Hashim Thaçi.

Zeka ka thënë se Berisha foli për shumë gjëra, por jo edhe për disa çështje për të cilat sipas tij, është fajtor dhe kishte ndikuar të shlyheshin si raste.

Për deklaratat e Berishës ndaj Thaçit të cilin e quan ‘argat të Beogradit’, Zeka thotë se nuk i kanë hije një akademiku. Madje thotë se Sali Berisha e ka shkatërruar Shqipërinë më shumë se diktatori Enver Hoxha.

Postimi i plotë pa ndërhyrje i Zekës në “Facebook”:

Disa gjera qe per here te pare i pranoi Sali Berisha

Ne emisionin Opinion, te Blendi Fevziut, Sali Berisha pranoi per here te pare se:

Arkani ka vizituar Pogradecin, po nuk tregoi qe ai kishte vizituar edhe Shkodren. Sali Berisha nuk e pranoi qe krejte kjo vizite u ba ne kordinim me Gazideden, shefin e Sherbimit Informativ Kombetar.
E pranoi qe ashte thy embargoja e naftes, po fajin ua la fshatareve qe banin nafte me “mauna dhe gomar”!
Foli pet Ibrahim Rugoven, pa tregu per puçin e madh qe ja ka ba me Bujar Bukoshin dhe Isa Mustafen.
4.Foli per Hashim Thaçin dhe vrasjen e Ali Ukes, pa tregu qe ate dosje ia ka dorezu edhe Gjykates Speciale, edhe atije prokurorit serb, per te cilin fliste. Nuk tregoi fare per misionin qe ka pasur vajza e tije ne UNMIK, bashke me Lul Bashen, dhe mos valle pikerisht per permbusheje te ketij misioni, Luli u shpermbly me postin e te parit te PD/se.

Fare nuk foli per vrasjen e Ahmet Krasniqit, Ministrit te Mbrojtjes te R te Kosoves, per te cilin ai dhe Bujar Bukoshi e dine me saktesi se kush jane vrasesit.
Nuk foli per 600 mi marka te Bujar Bukoshit qe u gjeten ne kasaforten e Bashkim Gazidedes.
Nuk foli pet rastet e kidnapimeve dhe rrahjeve te gazetareve, djegjen e redaksise te gazetes “Koha Jone”, krime te cilat i ka shly me pare…
Nuk foli per zhdukjen e familjes Haklaj ne Tropoje, e shume krime tjera.

Salo, politikisht Hashim Thaçin e urreje ma shume se sa ti. Ama per argat e Serbise, nese ti pranon qe je djali i Vuk Karaxhiqit, edhe ne po e pranojme variantin tend. Mos se ashte turp per nje njeri akademik me ba kualifikime te tilla. Edhe pet ty e kam te veshtire me besu qe je argati i Serbise, ama qe ja ke iq nanen Shqiperise ma shume se Enver Hoxha, per kete nuk kam dilema. Dhe jo vetem ti, po edhe ky qe ashte sot ne pushtet!