Milaim Zeka: “Ren me ren”, 2 milionshi është peta e laknorit të hajnisë

Gazetari, Milaim Zeka ka shkruar për vjedhjen e 2 milionë eurove nga Thesari i Kosovës.

Zeka thotë se ky dy milionësh është vetëm peta e laknorit të hajnisë.

Kjo që ndodhi sipas tij është vetëm me e heqë petën e laknorit e me u pa hajnia 20 vjeçare.

Sipas Zekës deklarata e ish drejtorit të ATK-së ishte më e tmerrshme se hajnia e 2 milionëve apo e arkës 300 kilogramshe në AUV.

Ish drejtori, Murtezaj kishte thënë 3.5 miliardë qarkullime kanë kaluar pa paguar tatim.

Ky është postimi i tij i plotë:

Dy milioneshi eshte peta e laknorit tr hajnise

Kam fole qe nja 15 vjet per krejte keto hajni. Ren me ren. Kjo qe ndodhi me 2 milion e 100 mi, eshte vetem me heqe peten e laknorit per mu pa hajnia 20 vjeçare.

Deklarata e ish drejtorit te ATK/se, Ilir Murtezit, ishte ma e tmerrshme se sa kjo hajni dhe ajo e kaces 300 kileshe ne Agjencion te Ushqimit. Iliri tha qe 3.5 miliarde qarkullime, kane kalu pa pagu tatim. E frikeshme se ku po jetojme, jo ne, po femijet tane nuk e meritojne!!!