Milaim Zeka: Pse mu mbyllë aeroporti kur gjithë ditën i kemi të stërmbushura kafiterite dhe sheshet?

Ish-deputeti Milaim Zeka, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook,ka thënë se mbyllja e aeroportit është vrasje ndaj ekonomisë së vendit.

Zeka njofton se vetëm dje janë anuluar 27 fluturime me 5400 udhëtar ku sipas tij dje janë humbur 27 milion.

“Dje jane anuluar 27 fluturime, me gjithesejte 5400 udhetar. Çdo udhetar mesatarisht do t’i sillte ne Kosove nga 5000 euro. Vetem dje i ka humbur ky vend 27 milion”, shkruan Zeka.

Postimi i plotë i Zekës:

Mbylleja e aeroportit vrasje ndaj ekonomise te vendit

Dje jane anuluar 27 fluturime, me gjithesejte 5400 udhetar. Çdo udhetar mesatarisht do t’i sillte ne Kosove nga 5000 euro. Vetem dje i ka humbur ky vend 27 milion.

Lind pyetja: A ka logjike me i mbylle fluturimet me vendet perendimore, kur kufiri tokesor eshte i hapur? Pse mu mbylle aeroporti kur gjithe diten i kemi te stermbushura kafiterite dhe sheshet?

Nese qeveria vazhdon keshtu, hotelet dhe restorantet do te falimentojne ne kete vend…!!!