Milaim Zeka: PEK garon e vetme në zgjedhje

Pas dorëheqjes së Kryeministrit Ramush Haradinajt, partitë e koalicionit janë treguar të gatshme për zgjedhjet e reja. Kërkesë për zgjedhje kanë bërë edhe partitë opozitare.

Burime brenda zyrës së Presidentit kanë bërë të ditur se zgjedhjet e jashtëzakonshme do të mbahen në muajin shtator.

Ballkani.info ka kontaktuar me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, njëherit drejtuesin e partisë më të re në vend, Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK), për ta pyetur nëse partia e tij do të shkojë e vetme në zgjedhje apo do të ketë koalicione të mundshme parazgjedhore.

Zeka tha se nuk do t’i bashkëngjiten asnjë partie.

“PEK nuk do t’i bashkëngjitet asnjë partie, ndonëse partitë e tjera mund t’i bashkëngjiten PEK-ut. Garojmë 100% vetëm”, tha Zeka.

I pyetur se a ka PEK-u ndonjë ofertë nga partitë e tjera, Zeka tha se kanë bërë marrëveshje me disa parti të vogla, të cilat nuk kanë garuar asnjëherë në zgjedhje.

“Dje kemi arritur marrëveshje me parti të vogla, Këto parti janë parti të cilat nuk kanë garuar kurrë në zgjehdje dhe së shpejti do ta zyrtarizojmë atë marrëveshje”, përfundoi Zeka. /Ballkani.info/

loading…