Deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka vazhduar përplasjen me një nga dy udhëheqësit e partisë së tij, Jakup Krasniqin.

Krasniqi e ka quajtur “matrapaz” dje Milaim Zekën, e ky i fundit ka thënë se nuk i vjen keq të merr këtë emërtim nga dikush “që vjedhë paranë publike”

“Çkado që më thotë një hajdut, unë ndihem mirë”, ka thënë Zeka në Frontal të T7’ës.

Ai tutje ka akuzuar kryetarin e këshillit kombëtar të Nismës se ka punësuar njerëz të partisë dhe ka orkestruat të gjitha punësimet në institucione publike.