Milaim Zeka: “Isa Mustafa, kaps u pat ba te vorri i Titos”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, i cili të shtunën do ta themelojë partinë e tij, Milaim Zeka e ka publikuar një postim në Facebook ku thotë se një “udbash” ia ka publikuar fotografinë me Titon.

“Shihni këtë udbashin e Serbisë qysh shpërndanë foton time me Titon?!”, shkruan në fillim të postimit, Zeka.

Tutje ai sqaron se pse e kishte bërë këto fotografi me Titon.

“Me katër maj 2016, ditën kur ka pas vdekur Tito, me ka linde vajza e vogel Amelia. Në atë kohë pata bërë një shkrim duke thënë se shumë shqiptarë kanë pas kajtë. Madje kryetari i këtij udbashit të LDK-së, Isa Mustafa, kaps u kanë ba te vorri i Titos. Tash, njeriu i udbes, nëse nuk besoni lexoni në profilin e tij ku shënon se ka mbaru shkollën për punë të brendeshme në Beograd, mundohet me e ushtru zanatin e vjetër, duke harru se i ka vdekë edhe baba Titë, edhe vëllai Millosheviç. Gjithashtu harron ky udbashi gjysëm i ngordhur, se për vjedhjen e fotografisë nga profili im, do të përgjigjet edhe penalisht para organeve të vendit ku jeton po edhe atyre të Kosovës! Ju lutem vetem lexojani shkollën ku e ka përfundu edhe per çka?! Midis Beogradit…”, ka shkruar në fund Zeka. /Ballkani.info/