Milaim Zeka: Gjasat janë që Abdixhiku të votojë kundër Vjosa Osmanit

Gazetari, Milaim Zeka ka folur rreth çështjes së zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Zeka tha se ka gjasa që edhe vetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku të votojë kundër Vjosa Osmanit.

“Përderisa votimi është i fshehtë nuk mundet askush me e ditë e me e imponu votën. Gjasat janë që edhe Lumir Abdixhiku mundet me votu kundër Vjosa Osmanit. PO bëhet luftë me i prish matematikat e Albin Kurtit. Matematikat e Kurtit janë me e boëVjosa Osmanin presidente”, tha Zeka në t7.

Ai shtoi se nëse Albin Kurti e çon vendin në zgjedhje dhe nëse opozita e bind elektoratin se Kurti don vetëm kaos, ai mund të pësoj disfatë të jashtëzakonshme.