Skandali

Milaim Zeka: Flora Brovina e publikoi foton me këshillën e Kadri Veselit

Pas skandalit me fotografinë e rrejshme që sot e publikoi deputetja e PDK-së, Flora Brovina, ka reaguar deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

Ai ka thënë se po thuhet se Brovina fotografinë e ka publikuar me këshillën e Kadri Veselit.

Postimi i plotë i Zekës:

Dy ngjareje teper te renda sot ne Kuvend

Publikimi i fotove nga Flora Brovina, shkaktoi termet. Po thuhet se e ka ba me keshillen e Kryetarit Veseli.

Ne foltore doli deputetja e VV-se, ku tha se “familjaret e viktimes po kerkojne qe kjo foto te hiqet nga botimi”!
Kjo “vertetoi” se foto ishte e vertete. Doli se ngjarja “ka ndodhur”!

Me vone doli se krejte kjo eshte nje skene e nje filmi pornografik i luajtur ne Irak, ku pershkruante te bemat e ushtareve amerikan atje.

Me vjen keq qe fjalimi im sot doli qe eshte i vertete. Thash se çdo gje po behet per vota. Edhe viktimat per vota. Edhe te pagjeturit jane bere vota.

Turp!!!