Milaim Zeka: Deklarata e Veseli është 100% e saktë, LDK e tradhëtoi edhe Rugovën

Në debatin e fundit ndërmjet deputeteve të LDK-së dhe PDK-së, Vjosa Osmani dhe Ganimete Musliu, është përfshirë edhe deputeti i Nismës, Milaim Zeka.

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar sonte se partia e tij nuk e ka tradhtuar Isa Mustafën kur u rrezua qeveria në të cilën ishin bashkë. Veseli ka thënë se Qeverinë Mustafa nuk e ka rrezuar PDK’ja, por deputetët e LDK’së, si Vjosa Osmani dhe Anton Quni.

Por, deputetja e LDK’së, Vjosa Osmani në një deklaratë ka thënë se Kadri Veseli është shndërruar në një figurë komike të skenës politike në Kosovë.

“Veseli është shndërruar në një figurë komike të skenës politike në Kosovë. Asnjë njeri racional nuk i merr seriozisht këto deklarata të tij. Për që PDK është parti që e ka ne ADN-nën e saj tradhtinë e mashtrimin, këtë ia ka dëshmuar secilës parti me të cilën ka qeverisur deri me tani, dhe ketë po ja dëshmon edhe kryeministrit te tanishëm”, ka deklaruar Osmani.

E Milaim Zeka thotë se deklarata e Kadri Veselit është 100 për qind e saktë, ashtu sikurse dihet që Hashim Thaçi është presidenti i zgjedhur nga LDK-ja.

“Edhe deklarata e Vjosës është bajagi e saktë, mirëpo me një dallim shumë të madh. Kadri Veseli kurrë nuk e ka tradhëtuar as PDK-në, as Hashim Thaçin. Ju të LDK-së e keni tradhtuar në radhë të parë Ibrahim Rugovën, duke e lënë partinë në duart e njerëzve ma anti LDK dhe Rugovë. E keni tradhëtu Fatmir Sejdiun. E keni tradhëtu Arban Abrashin në zgjedhejet e Prishtines, ku ”zecat” e LDK-së ma shumë kanë ndejtë në zyrat e VV-së, se sa ëe LDK-së. Prandaj në këtë pikë dalloni ju dy partite motra të Kosovës”, ka thënë Zeka. /Ballkani.info/