Milaim Zeka: Agron Mustafa i kërkoi Policisë ta mbronte nga djali i Adem Jasharit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka zbuluar një detaj interesant për Agron Mustafën, ish-shef i Telekomit të Kosovës e ish-shef i Aeroportit të Prishtinës.

Zeka ka thënë në televizionin T7, se Mustafa ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës, me pretendimin se jeta e tij është në rrezik.

Sipas Zekës, Mustafa ka akuzuar Lulzim Jasharin, djalin e heroit të Kosovës, Adem Jashari, se ka dashur ta vrasë atë.

Arsyeja, siç ka treguar Zeka në T7, ka qenë largimi nga puna në Telekom i motrës së Lulzim Jasharit.