Miku i madh i shqiptarëve Bob Dole, diagnostikohet me kancer në mushkëri

Senatori amerikan, Bob Dole, i cili është mik i madh i shqiptarëve e në veçanti i Kosovë, është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Përmes një në Twitter Dole ka thënë se ai e di se bën pjesë në mesin e miliona amerikanëve që kanë sfida shëndetësore.

“Së fundmi, jam diagnostifikuar me kancer në mushkëri në fazën e katërt. Trajtimi im i parë do të nisë të hënën. Derisa padyshim që kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu e di se i bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të rëndësishme shëndetësore”, ka shkruar ai.

Dole ka dhënë kontribut të madh në ndërkombëtarizimin e çështjes së vendit tonë.

Në nderim të kontributit të tij në Prishtinë është përuruar edhe busti i senatorit Bob Dole, derisa edhe një rrugë në kryeqytet e mban emrin e tij.

Senatori e kishte vozitur Kosovën gjatë fillim viteve të 90-ta.