“Film i metrazhit të shkurtë”, do përshkruhej më së miri rasti i përdorur për fushatë nga Lëvizja Vetëvendosje për moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
E gjitha kjo, pasi Periskopi ka arritur të sigurojë rekomandimin e përgatitur për certifikimin e Listës Serbe dhe 48 kandidatëve të saj për deputet.
Ky rekomandim që konstatonte se pas verifikimit “gjithçka është në rregull me Listën Serbe”, është përgatitur nga drejtori i Zyrës për Regjistrim dhe Certifikim të Partive Politike, Besnik Buzhala.










