Mikrobiologu Raka kritikon IKSHP’në del kundër mbajtjes së seancës

Profesori i Mikrobiologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Lul Raka ka kritikuar përgjigjen e IKSHP-së për mbajtjen e seancës për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Raka ka shkruar se në përgjigjen e task-forcës së IKSHPK-së ndaj Kuvendit nuk ka qenë asnjë mikrobiolog.

“Në task-forcën e IKSHPK që ju ka përgjigjur Kuvendit nuk paska qenë asnjë mikrobiolog që punon në këtë shtëpi. Nuk po flas hiç për vete, por për kolegët e mi që punojnë natë e ditë në laborator e terren”, ka shkruar Profesori Raka.

Sipas mikrobiologut të njohur seanca e kuvendit për mocionin e mosbesimit nuk duhet të mbahet.

“Mendimi im për mbledhje(pa dorëza normalisht) është jo. Pikë”, ka shkruar Raka në Twitter.

Nè Task-forcèn e IKSHPK qe ju ka pergjigjur Kuvendit nuk paska qene asnje mikrobiolog qe punon ne kete shtepi.

Nuk po flas hiç per vete, por per koleget e mi qe punojne nate e dite ne laborator e terren.
Nejse.
Mendimi im per mbledhje ( pa doreza, normalisht): èshtè JO. Pikè.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dërguar tashmë në Kuvendin e Kosovës një përgjigje lidhur me kërkesën që kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e pati lidhur me seancën për mocionin.

Në përgjigjen e IKSHPK-së është treguar gatishmëria për të asistuar nëse vendoset që kjo seancë të mbahet.

Mirëpo, aty theksohet se ky Institut nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve.

“IKSHPK nuk interferon në përmbushjen e detyrave kushtetuese të institucioneve shtetërore. IKSHPK është i gatshëm që me ekipin e tij gjatë tërë kohës në cilindo rast të ofrojë mbështetjen me ekipet profesionale për kujdesin maksimal në aplikim të kushteve të kërkuara të domosdoshme sipas protokollit dhe udhëzimeve”, thuhet në raport.

Një nga elementet që është theksuar në këtë letër, është se nëse mbahet seanca deputetët duhet të mbajnë distancën prej 2 metrash, siç edhe thuhet në vendimin e Qeverisë dhe rekomandimet e Institutit.