Mike Pence refuzon të dëshmojë në Kongres: Do të krijohej një precedent i keq

Ish zëvendës presidenti amerikan, Mike Pence ka refuzuar të dëshmojë para komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton sulmin e 6 janarit 2021 ndaj Kongresit.

Në një intervistë me televizionin CBS, Pence u shpreh se Kongresi nuk ka të drejtë të kërkojë dëshminë  e tij dhe se në Kushtetutë pushtetet janë të ndara.

Ai u shpreh se thirrja e tij për të dëshmuar do të krijonte një precedent shumë të keq, transmeton Balkanweb.

Kujtojmë se Pence iu desh të fshihej për orë të tëra kur mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kongresin më 6 janar në një përpjekje për të parandaluar Kongresin që të certifikonte fitoren e Biden.