Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish sot në Sheshin para Kryeministrisë për të protestuar kundër projektit të Zvërnecit.
Ditën e sotme pritet të organizohet tubimi i katërt kombëtar me pjesëmarrjen masive të qytetarëve, përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe ambientalistëve, të cilët kundërshtuan dhunën e ushtruar ndaj protestuesve dhe pronarëve të tokës. Tubimi do të zhvillohet sërish sot në orën 18:00.
Aktivistët do të mblidhen në Sheshin Skënderbej dhe për të marshuar në mënyrë simbolike drejt Kryeministrisë.
Një ditë më parë, protestuesit janë shprehur se s’ka dialog me Ramën dhe se qeveria duhet të anulonte projektin dhe të jepte dorëheqjen.
Vetë kryeministri Rama në daljet e tij publike është shprehur i prerë se sa të jetë ia në krye të qeverisë projekti do të realizohet, ndërkohë që ka ftuar një përfaqësi prej 20 protestuesish që të ulen në tryezë. Por kjo kërkesë iu hodh poshtë dje nga qytetarët, të cilët e kanë konsideruar si tentativë për t’i përçarë.

“Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu. Unë jam i hapur të diskutoj me këto që ka pretendime. Nëse pretendimi është për pronën, falë ndërhyrjes së SPAK ka rrugën e vetë dhe mund të çojë në një zgjidhje ideale për faktin se ato para mund të shkojnë për të dëmshpërblyer pronarët, ndërkohë që të tjerët janë pronarë sot dhe janë pronarë bazuar në letrat e shtetit shqiptar”, tha Rama nje dite me pare.







