Mijëra protestues kundërshtojnë zgjedhjet “e blera” në Gjeorgji

Mijëra gjeorgjianë kanë organizuar një protestë masive për rezultatet e zgjedhjeve të balotazhit presidencial të vendit, nën pretendimin se u bënë mashtrime dhe duke kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Rreth 25,000 përkrahës të opozitës demonstruan në kryeqytetin, Tbilis, të dielën, disa ditë pasi ish-kombi sovjetik votuan presidenten e parë grua, Salome Zurabishvlli.

Një kandidate e pavarur e mbështetur nga partia udhëheqëse, “Georgian Dream”, Zurabishvlli mori gati 60 për qind të votave duke e mundur kandidatin e opozitës, Grigol Vashadze, raporton Al Jazeera.

Por udhëheqësit e opozitës duke përfshirë Vashadze kanë refuzuar të pranojnë rezultatin, duke aluduar për raste të dyshimta të blerjes së votave, kërcënimin e votuesve dhe mbushjen e fletëvotimeve në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Duke mbajtur flamuj gjerorgjianë dhe ata të BE-së, protestuesit mbueshën sheshin “Rustaveli” përpara ndërtesës së parlamentit në qendrën e kryeqytetit.