Mijëra pjesëmarrës ‘harrojnë’ pandeminë gjatë koncertit të Rita Orës në Australi

Mijëra njerëz Mardi Gras në Sidnei të Shtunën në mbrëmje, e cila u mbajt ndryshe nga herët e tjera për shkak të pandemisë.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ishte e ftuara speciale e cila e mbylli veprimtarinë me një performancë elektrike në Sydney Cricket Ground ku u mbaj evenimenti. Ajo performoi disa nga hitet e saj si Let You Love Me, Carry On dhe Bang Bang.

“Jam pak e emocionuar. Kjo është shfaqja ime e parë pas një kohe shumë të gjatë, kështu që faleminderit, ”– tha ajo.

Për herë të parë në historinë e saj 43-vjeçare, parada e Mardi Gras nuk u drejtua në Oxford Street dhe nuk shfaqi festime të mëdha si çdo vit, por u përqendrua në kostume, kukulla dhe banderola.