Në kompleksin Memorial në Mejë ka nisur manifestimi për shënimin e 20 vjetorit të Masakrës së Mejës, dhe 27 prillit- Ditës së të Pagjeturve në Kosovë.
Në shënim po marrin pjesë presidenti i vendit Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeparlamentari Kadri Veseli, ambasadori amerikan Philip Kosnett, organizata qe përfaqësojnë familjet e personave të vrarë e të zhdukur dhe zyrtarë të institucioneve qendrore e lokale.
Në mënyrë të organizuar në Mejë kanë ardhur edhe minatorë nga Trepça, dhe familjarë nga anë e mbanë Kosova.
Manifestimi ka nisur me një minutë heshtje, ndërkohë që njerëzit kanë ardhur që në orët e para të mëngjesit te kompleksi për homazhe







