Mijëra përdorues raportuan probleme në Instagram

Mijëra përdorues të Instagram-it të Meta Platforms Inc raportuan të enjten probleme me aplikacionin e ndarjes së fotove, sipas Downdetector.com.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gati 24,000 përdorues të Instagramit u prekën nga ora 17:00 ET, sipas faqes së internetit të gjurmimit të ndërprerjeve Downdetector, e cila mbledh raportet nga një numër burimesh në Shtetet e Bashkuara.

Meta nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së Reuters për koment.

Më herët të enjten, Twitter Inc pati një ndërprerje gati tre orëshe që preku deri në 50,000 përdorues në kulmin e saj rreth orës 8:15 të mëngjesit ET, sipas Downdetector.com.

Në fund të vitit të kaluar, Meta pati një ndërprerje gati gjashtë orëshe, e cila i mbajti WhatsApp, Instagram dhe Messenger “jashtë mundësive” për miliarda përdorues. /Telegrafi