Mijëra kërkesa për të adoptuar qenin që u fotografua pranë krevatit të spitalit ku i zoti vdiq

Fotoja e Mosi, qenit 3 vjeçar është shpërndarë mijëra herë në Facebook pasi dy organizata të cilët strehojnë qentë e pastrehë në New Jersey, postuan foton e kafshës me një apel që të gjendet një shtëpi për qenin

Mosi ishte adaptuar një vit më parë por pronari i tij vdiq nga kanceri.

Në foton e shpërndarë qeni është i ulur pranë krevatit të spitalit, ku i zoti kishte kaluar ditë te fundit të jetës së tij.

Fotoja preku mijëra persona dhe qindra të tjerë, deri dhe në Australi kërkuan ta adoptonin qenin, por streha zgjodhi një familje në New Jersey.