Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, ka thënë se 18 mijë imigrantë sirianë i kanë kaluar kufijtë e Turqisë dhe kanë hyrë në territorin e shteteve të Bashkimit Evropian pasi vendi i tij i la të lirë që të udhëtonin.
Ai shtoi se ky numër pritet të shkojë nga 25 deri në 30 mijë në ditët në vijim dhe se Turqia nuk mund të përballet me të gjithë civilët që po ikin nga Siria.
Në anën tjetër, Greqia ka thënë se i ka bllokuar mijëra imigrantë, të cilët po përpiqeshin në hynin ilegalisht në territorin e saj nga Turqia.
Autoritetet greke hodhën gaz lotsjellës në disa pika për t’i shpërndarë turmat e mëdha të imigrantëve.







