Mijëra besimtarë ngjeshen në festivalin ekstrem të ‘luftës së bajgave’ (fotot)

Disa qindra banorë nga një qytezë e vogël në Indi ngjesheshin sot me njëri-tjetrin në celebrimin e përvitshëm të luftës me bajga lope, në nder të Zotave Hindu.

Festivali i Vitit të Ri në Indi kryhet duke lëshuar bajga lope ndaj njëri-tjetrit por është kritikuar nga autoritetet pasi asnjë pjesëmarrës nuk kishte maska mbrojtëse dhe as nuk bëhej fjalë për ruajtjen e distancës sociale.

Skenat kaotike vinin nga festivali i rrugës i njohur si Ugadi, në të cilin sipas raportimeve “lufta e bajgave” ishte aq e ashpër sa rreth 100 njerëz ishin plagosur.

Shfaqja e vështirë e lëshimit para e prapa të bajgave të lopës besohet se sjell paqe, shëndet e prosperitet mes njerëzve.

Rituali është një risjellje në jetë e “luftës” mes dy hyjnive indiane të martuara, Lordit Veerabhadra dhe perëndeshës Kalika.

Fshatarët interpretojnë luftën e Zotave duke u ndarë në dy grupe që lëshojnë gajga lope ndaj njëri-tjetrit, keto te fundit të përgatitura posaçërisht disa javë para eventit, për t’u siguruar që të kenë formën dhe përbërien e përshtatshme.

Rituali ekstrem kryhet në fshatin Kairuppala në jug të Indisë dhe mbahet zakonisht në ditën pas fundit të vitit Lunar.

Ndërsa të mërkurën me 14 prill, celebrimet përfshini paradën e gomerëve në rrugët e fshatit me besimin se do të sjellin fat.

Doktori vendas Anil Kumar tha: “Është një situatë e rëndë. Ne duhet të kujdesemi për komunitetet tona. Turma të tilla sjellin infektime pasi gjërat dalin jashtë kontrollit kur nuk druhet distanca.

India është aktualisht në valën e dytë të koronavirusit me më shumë se 100 000 raste infektimi në ditë.