Ish drejtori i policisë sekrete Sasho Mijallkov i cili njëherit është edhe kushëri i Nikolla Gruevskit, nuk e di se ku është dhe ku fshihet ish- kryeministri i Maqedonisë.

Mijallkovi sot u paraqit në seancën gjyqësore për rastin “Titanik 2” dhe gjatë hyrjes në Gjykatë i pyetur nëse e din se ku ndodhet Gruevski  u përgjigj shkurt se nuk e di.

Ndryshe ndaj Gruevskit  është shpallur flet-arrest kombëtarë, pasi që nuk u paraqit në burgun e Shutkës për ta vuajtur dënimin me burg prej dy vjetëve./Alsat-M/