Mihrija feston ditëlindjen, kështu e quan Naimi

Janë një prej çifteve më të komentuara në mediat rozë, Mihrije Braha dhe Naim Abazi njihen për dashurinë e tyre të gjatë.

Ndërsa  Naim ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar për ditëlindje gruan e tij, këngëtaren Mihrije Braha.

E në këtë urim Naimi e quan engjëll gruan e tij derisa thotë se ajo “është më shumë se fjala”.

“Çdo fjalë thënë për ty o engjëlli ynë është pak, sepse je më shumë se fjala, se jeta se dita e se nata! Dhe ne të duam aq shumë! Të themi te jetosh më shumë dashuri dhe buzëqeshje me ne , se je burimi i jetës sonë dhe i buzëqeshjes tone! Urime DITËLINDJA! Naimi dhe Platori”, ka shkruar Naimi në profilin e tij në facebook.