Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq ka kritikuar Albin Kurtin për deklaratën e fundit në lidhje me Asociacionin.

Zëvendëskryeministrja e Serbisë, Zorana Mihajloviq i ka reaguar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për deklaratën e tij se “Asociacioni ka vdekur”.

Ajo ka thënë se Kurti me deklaratë të tillë kërkon arsyetim për të shtyrë vazhdimin e dialogut me Beogradin.

Mihajloviq ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe “nuk është projekt i Serbisë, por një marrëveshje në mes të Beogradit dhe Prishtinës, që është arritur me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian”, raporton “Alo”, transmeton lajmi.net.

Tutje zyrtarja e qeverisë serbe thotë se është koha që politikanët në Kosovë të marrin përgjegjësi, ndërkohë për Kurtin thotë se është duke menduar që në çështjen e dialogut, gjithçka do të fillojë me të.

“Në vend që të marrin përgjegjësi dhe të kthehen në dialog, Kurti pretendon se gjithçka fillon me të”, ka thënë Mihajloviq.

loading…