Migrimi masiv i të rinjve, sfidë për Ballkanin Perëndimor

Në Prishtinë është mbajtur një konferencë me rëndësi për vendet e Ballkanit e cila kishte në agjendë disa pika që kanë si qëllim integrimin dhe bashkëpunimin. Konferenca u organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Në këtë konferencë ishin prezentë edhe përfaqësues të odave ekonomike të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të institucioneve të ndryshme vendore e ndërkombëtare

Safet Gërxhaliu, sekretar i përgjithshëm në Forumin Investiv të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor në Trieste të Italisë, në këtë konferencë deklaroi se duhet së më shumë bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit Perëndimor që të hapet perspektiva e qartë drejtë integrimit në familjen e madhe evropiane.

“Është koha të çlirohemi nga e kaluara dhe populizmi. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është zhvillimi ekonomik, me bashkëpunim do të kthehet besimi i humbur i të rinjve. Për sektorin privat për vitet e ardhme do të jetë sfidë, pasi që rinia është e ardhmja e të gjithëve”, tha ai.

Sipas tij integrimi në familjen e evropiane nuk është vetëm integrimi politik, por edhe ekonomik. “Dialogu dhe partneriteti rajonal është me rëndësi për të pasur më shumë bashkëpunim. Zhvillim ekonomik krijon stabilitet social i cili në Ballkan shpesh ka qenë e brishtë”, deklaroi ai.

Gërxhaliu vlerësoi se sundimi i rendit dhe ligjit është parakusht për të pasur perspektivë dhe thithje të më shumë investimeve në Ballkanin Perëndimor.