Miftaraj: Virusi me turr po na ndan nga jeta familjarët tanë, Vitia me turr po vrapon me marr Prishtinën

Vetëm sot janë shënuar 14 vdekje dhe 2 mijë e 421 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Kur gjendja është alarmante me të infektuar, edhe akuzat për Qeverinë Kurti dhe Ministrinë e Shëndetësisë, Arben Vitinë nuk kanë të ndalur.

Drejtori i Njësitit për Vlerësimin e Performancës se Prokuroreve, Ehat Miftaraj ka reaguar përmes një postimi në Facebook, duke e kritikuar ministrin Vitia si të uritur për ta marrë Prishtinën.

“Virusi me turr po na ndan nga jeta familjarët tanë, Vitia me turr po vrapon me marr Prishtinën që partia e tij me udhëheq edhe katër vite të tjera. Tetë vite pak me rregullu Prishtinen, duhet edhe katër tjera”, tha në postim Miftaraj.