Miftaraj pyet Ministrinë e Financave: A ka ndonjë analizë se sa rëndohet gjendja ekonomike?

Ehat Miftarja nga IKD ka reaguar pas rritjes së çmimit të tatimit në pronë në Prishtinë.

Miftaraj ka bërë disa pyetje në drejtim të Ministrisë së Financave lidhur me rivlerësimin e pronave.

Ai ka pyetur se a është bërë ndonjë analizë ekonomike e qytetarëve para se ky merret ky vendim.

Postimi i plotë:

Ministri i Financave, Hekuran Murati, duke komentuar ngritjen e vlerës së tatimeve në pronë, që ka alarmuar qytetarët ditët e fundit, ka thënë se “në të kaluarën ka pasur raste të nënvlerësimit të pronave”. (Grupi Koha).

E vertete se ka pasur nenvleresim te vleres se prones ne te kaluaren. Sikurse eshte e vertete se Ministri Murati dhe kjo qeveri, duhet me kuptu se eshte e miratuar nje rregullore mbi standardet minimale te konsultimit publik ne rastet kur qeveria apo institucionet publike marr vendime te cilat prekin interesin ose xhepin e qytetarit.

A ka ndonje analize se sa e rendon gjendjen ekonomike te qytetareve?

A ka ndonje analize se cilat jane efektet domino, psh tek vlera apo rritja e qirave apo ceshtje tjera me interes?

Publiku, qytetaret, bizneset a jane konsultuar? A eshte hapur debat publik?

A e din sa eshte vlera apo kosto financiare e ketij vendimi?

A ka pas mundesi qe qytetaret te informohen paraprakisht per kete vendim, apo duhet te kuptojne kete ne momentin qe shkojne ta paguajne tatimin ne prone?

Ku mbeti transparenca, llogaridhenia, gjitheperfshirja?
Nje qeveri qe qeveris permes ligjit dhe jo sipas sundimit te ligjit, nuk eshte qeverisje qe mbron qytetarin por qe e shfrytezon qytetarin/votuesin.