Miftaraj për debatin në Kuvend: Pozitë e opozitë paskan vendosur t’i heqin maskat

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, e ka komentuar debatin e sotëm në Kuvend lidhur me kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Miftaraj ka thënë se sot pozitë e opozitë i kanë hequr maskat. Kjo sipas tij, ndërlidhur me luftimin e korrupsionit.

Postimi:

Debat shume permbajtesor ne Kuvendin e Kosoves.

Sot deputetet pozite-opozite paskan vendos me i hjek maskat dhe me tregu cka perfaqesojne ne te vertete.

Luftimi i korrupsionit, sundimi i ligjit dhe qeverisja e mire ne teori per ta eshte prioritet, kurse ne praktike bejne gjithcka qe kjo mos te zbatohet.