Miftaraj, pasi Abazi do të intervistohet tek të hënën: Kaq për seriozitetin e prokurorëve

Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), është shprehur i habitur se si prokurorët nuk punojnë në ditë pushimi por krimin e “luftojnë” vetën në ditë pune dhe brenda orarit të punës.

Këtë koment Miftaraj e ka dhënë për rastin e intervistimit të deputetit Haki Abazi, i cili foli sot për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Por, deputeti pritet të intervistohet tek ditën e hënë.

“Kaq për seriozitetin e Prokurorisë Speciale”, është shprehur Miftaraj.

Postimi i plotë:

Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves e fton te henen, deputetin Abazi per ta marr ne pyetje lidhur me rastin Dehari.

Sot e enjte, pastaj e premte, e shtune, e diele, dhe ne fund vjen e hena.

Prokuroret qe paguhen afersisht mbi 2500 euro ne muaj, nuk ben me punu kur eshte dite pushimi.

Kaq per seriozitetin e Prokurorise Speciale. Keta krimin e “luftojne” vetem ne dite pune dhe brenda orarit te punes.