Miftaraj para vendimit për masat e reja: Qeveria t’i kërkojë falje qytetarëve

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj ka thënë se sot Qeveria duhet t’i kërkojë falje qytetarëve pak orë para vendimit që pritet të merret për masat e reja.

Në një shkrim në Facebook, Miftaraj ka thënë se kjo kërkim falje duhet të bëhet për shkak të shkeljes së masave Anti Covid gjatë fushatës zgjedhore.

“P.S. Në aspektin juridik nuk ka logjikë që në vendim të kërkohet falje, sikurse nuk ka pas logjikë të mbahen tubimet në masë gjatë pandemisë dhe të rrezikohet shëndeti dhe jeta e qytetarëve për vota”, ka thënë Miftaraj.