Miftaraj: Meqë qeveria s’po i fton për dialog, është koha që sindikatat të mendojnë për interesin e fëmijëve

Ehat Miftarja nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka kërkuar që sindikatat të reflektojnë dhe të ndalin grevën e tyre.

Miftaraj ka thënë se pasi Qeveria nuk po i fton për dialog është koha që sindikatat të mendojnë për interesin e fëmijëve.

“Përderisa qeveria s’ka vullnet të zhvillojë dialog social me sindikatën edhe përkundër kërkesës dhe thirrjes nga ana e Presidentes Osmani, është koha që së paku sindikata të mendojë për interesin më të mirë të fëmijëve”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Miftaraj, pa ndërhyrje:

Sindikata duhet te reflektoj.

Perderisa qeveria ska vullnet te zhvilloj dialog social me sindikaten edhe perkunder kerkeses dhe thirrjes nga ana e Presidentes Osmani, eshte koha qe se paku sindikata te mendoj per interesin me te mire te femijeve.

Shkollat te hapen dhe ti kthehemi normalitetit.

Femijet nuk duhet te mbesin peng i inateve!