Miftaraj: Kur mekanizmat e shtetit dështojnë, i numërojmë viktimat

Pas vrasjes së rëndë të një gruaje shtatzënë brenda hapësirës së QKUK-së, Ehat Miftaraj ka kritikuar institucionet e vendit, duke thënë se në kohën që Kosova s’ka ministër shëndetësie, Qeveria e Kosovës është në luftë më Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokuroria.

Ai ka thënë se kur dështojnë mekanizmat shtetëror, është e pritshme që të rriten numrat e viktimave.

Ai ka thënë se edhe aktivitetit të kampanjës aktuale “16 ditët e aktivizmit”, po injorohen nga KGJK dhe KPK.

Miftaraj ka shkruar:

Kosova s’ka Ministër të Shëndetësisë!

Qeveria e Kosovës aktualisht janë në luftë me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin Prokurorial, nuk flasin, nuk komunikojnë mes vete.

Në Kosovë ka filluar kampanja “16 ditët e aktivizmit” kundër dhunës! Të gjitha aktivitetet e kësaj kampanje deri tani injorohen dhe nuk ka përfaqësim nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial.

Sot Gjykata Kushtetuese i ka kthyer përgjigje Institutit të Kosovës për Drejtësi, se ende e ka në punë rastin e vrasjes së Sebahate Morina. IKD përmes QNJ e kishte dërguar këtë rast në Gjykatën Kushtetuese para afërsisht 15 muajve, për dêshtimin e shtetit për të garantuar të drejtën në jetë te të ndjerës Sebahate Morina. As pas 15 muajve Gjykata Kushtetuese nuk ka marr vendim për këtë rast të ndjeshëm.

Kur krejtë mekanizmat e shtetit dështojnë, ne do të vazhdojmë ti numërojmë viktimat! Viktimat e krimit, fatkeqësisht për shtetin janë kthyer në statistika.

Përderisa shtetin, pushtetin, mekanizmat e shtetit i shohim si tifoz te nje klubi futbollistik dhe jo si qytetarë që kërkon llogari pse s’kemi Ministër shëndetësie, pse nuk bashkëpunon qeveria me KGJK dhe me KPK, dhe shume PSE tjera pse nuk funksionojnë mekanizmat e shtetit, do te vazhdojmë te vajtojmë per viktimat qe shteti po i le ne balte.

Ngushëllime familjes se te ndjerës!