Miftaraj: Kërkesat e Interpolit nuk janë fontanë dëshirash, janë obligim ndërkombëtar

Njohës i politikës si dhe drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar rastin e ndalimit të veteranit të UÇK’së nga Policia e Shqipërisë.

Miftaraj ka thënë se Shqipëria është pjesë e Interpolit dhe e njëjta duhet të veproj në pajtim me rregullat e këtij mekanizmi në rast të fletë arresteve ndërkombëtare.

Ai tutje ka theksuar se kërkesat e Interpolit nuk janë fontanë dëshirash e as mundësi me i përdor për ndjenja patriotike.

Sipas Miftarajt, kërkesat e tilla nga Interpol janë obligim ndërkombëtar.

Postimi i plotë:

Shqipëria është pjesë e Interpolit dhe e njejta duhet të veproj në pajtim me rregullat e këtij mekanizmi në rast të fletë arresteve ndërkombëtare.

Ekzekutimi i kërkesave të Interpolit nuk është fontanë dëshirash, e as mundësi me i përdor për ndjenja patriotike. Është obligim ndërkombëtar. Shqipëria e ka obligim me arrestu secilin që është në sistem të Interpolit.

Sigurisht se gjykatat në Shqipëri do i lirojnë të njejtit nëse Kosova dinë me arsyetu se këto arrestime janë politike, sikurse kanë vepruar shume gjykata të shteteve të BE-së, e sikurse ka raste kur shtete të caktuara kohëve të fundit po i ekstradon në Serbi çlirimtaret tanë.

Shqipëria nuk mundet me pagu për dështimet e Republikës së Kosovës.

Kosova duhet të jap përgjigje se pse edhe në vitin 2020 ka më qindra e mijëra fletëarreste të lëshuara nga Serbia për shqiptarë të Kosovës, e ka disa sosh të lëshuara nga Kosova për krimet e luftës nga shteti serb në Kosovë.

I kuptoj zërat që kërkojnë llogari nga Shqipëria e që kanë nga mllefi dhe dëshpërimi ku kemi rënë si shtet, ama më vjen gërrdi nga pseduopatriotët që këtë rast e shfrytëzojnë për poena politik ose me ia ba argatin politikës