Microsoft

Microsofti shënon të ardhura rekorde

Microsoft theu pritshmëritë e Wall Streetit pas raportit financiar për tre mujorin e tretë të vitit ndërsa më shumë biznese u regjistruan në shërbimin Cloud Azure dhe Office 365.

Vlera e aksioneve të Microsoftit është trefishuar që kur Nadella mori drejtimin në 2014-ën, duke fokusuar aktivitetin e kompanisë drejt softuerit dhe shërbimeve.

Të ardhurat nga shërbimet Cloud arritën në 8.5 miliardë dollarë, 47% krahasuar me vitin e kaluar.

Megjithatë në këtë sektor Amazon është lideri me 30% të tregut sipas firmës analitike Canalys, ndërsa Microsofti vetëm 18%.

Të ardhurat nga divizioni i kompjuterëve personal shkoi në 10.75 miliardë dollarë.

Rritje pati edhe divizioni i produktivitetit ku përfshihet Office 365 në 9.77 miliardë dollarë.

Në tërësi të ardhurat ishin 29.08 miliardë dollarë. Fitimi ishte 8.82 miliardë dollarë.