Microsoft publikon trailerin e parë të Age of Empires 4

Microsoft demonstroi ditën e sotme një trailer të lojës së ardhshme Age of Empires 4 por ende nuk ka dhënë një datë debutimi.

Age of Empires 4 u prezantua për herë të parë në konferencën Gamescom në 2017-ën por Microsoft ka qëndruar në heshtje që atëherë.

Loja po zhvillohet nga Relic Entertainment, një kompani në pronësi të Sega dhe e njohur për titujt shumë popullore si Company of Heroes.

Microsoft gjithashtu lançoi ditën e sotme Age of Empires 2 Definitive Edition, një version i përmirësuar i lojës së lançuar për herë të parë në 1999. Ajo vjen pas debutimit të Age of Empires Definitive Edition vitin e kaluar.

Në Age of Empires lojtarët kontrollojnë qytetarët, ushtarët dhe ndërtesat nga epika të ndryshme historike si Perandoria Romake, epokave e Samurai në Japoni dhe Kolonializmi Britanik. Resurset grumbullohen duke krijuar ndërtesa të cilat përmirësohen për të prodhuar ushtarë të avancuar, artileri e teknologji të fundit.

Çdo civilizim ka avantazhet dhe disavatazhet e tij. Age of Empires 4 do të vazhdojë këtë traditë.

loading…