Microsoft kërcënon të kufizojë të dhënat nga mjetet rivale të kërkimit të inteligjencës artificiale

Microsoft Corp ka kërcënuar se do të ndërpresë qasjen në të dhënat e saj të kërkimit në internet, të cilat i licencon motorët rivalë të kërkimit, nëse ata nuk ndalojnë përdorimin e tyre si bazë për produktet e tyre të bisedave të inteligjencës artificiale, raportoi të premten Bloomberg News.

Kompania u ka thënë të paktën dy klientëve se përdorimi i indeksit të saj të kërkimit Bing – një hartë e internetit që mund të skanohet në kohë reale – për të ushqyer mjetet e tyre të bisedës inteligjencës artificiale shkel kushtet e kontratës së tyre, tha agjencia e lajmeve, duke cituar njerëz të cilët janë në dijeni me rastin.

Kompania Microsoft me bazë në Redmond, Uashington mund të përfundojë gjithashtu licencat që ofrojnë akses në indeksin e tij të kërkimit, shtoi Bloomberg, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë Reuters bëri një kërkesë për koment, por që Microsoft nuk u përgjigj.

Prodhuesi i sistemit operativ Windows në muajin shkurt kishte thënë se po rinovonte motorin e tij të kërkimit Bing dhe shfletuesin Edge Web me inteligjencë artificiale, duke sinjalizuar ambicien e tij për të rimarrë drejtimin në tregjet e teknologjisë së konsumit, treg aty ku kompania ka mbetur prapa.

Motori i përmirësuar i kërkimit Bing u lëshua për përdoruesit në fund të muajit të kaluar.