Microsoft del haptazi kundër Apple dhe në mbështetje të krijuesit të Fortnite

Microsoft ka hyrë në betejën ligjore mes Apple dhe Epic Games lidhur me politikat e App Store. Në një deklaratë zyrtare ditën e Dielë, një inxhinier i lartë i Microsoft tha se duke lejuar Apple ti bllokojë Epic Games aksesi në App Store është goditje e rëndë edhe për Microsoft i cili nuk mund të përdorë Motorin Unreal të Epic.

Motori Unreal, është një motor lojërash, një set teknologjish të cilat ofrojnë strukturën për krijimin e grafikave tre dimensionale. Epic licencon Unreal tek shumë kompani për një tarifë.

Nëse Unreal nuk funksionon me lojërat në iOS dhe macOS, Microsoft do të detyrohet të braktisë ose konsumatorët ose të zgjedhë një motor të ri për krijimin e lojërave.

Sipas Microsoft, bllokimi i Epic nga zhvillimi dhe mbështetja e Unreal Engine për iOS dhe macOS do të dëmtojë krijuesit e lojërave dhe komunitetin e gamers.

Ndërsa alternativat e Unreal nuk mungojnë, ato nuk janë aq të avancuara dhe të pasura në funksionalitet sa ajo e Epic.

Javën e kaluar loja Fortnite e Epic u dëbua nga App Store sepse shkeli politikat e blerjeve brenda aplikacioneve duke anashkaluar sistemin e Apple dhe komisionin 30% për transaksion.

Apple kërcënoi kompaninë me përjashtimin nga komuniteti i zhvilluesve të Apple.