Microsoft akuzon një grup hakerash Kinezë për sulme ndaj Exchange Server

Microsoft ka akuzuar një grup Kinez të spiunazhit kibernetik për sulme ndaj serverëve mail. Gjiganti i teknologjisë tha se hakerët mbështeten nga qeveria Kineze në një sulme shumë të sofistikuar.

Përmes një postimi në bog Microsoft tha se fushata e hakimit kishte përdorur katër probleme sigurie të pazbuluar anë versione të ndryshme të Microsoft Exchange Server.

Përmes këtyre problemeve të sigurisë hakerët kanë arritur të aksesojnë postat elektronike. Qendra e Inteligjencës pranë Microsoft ja atribuoi këto sulme Hafnium, një grup hakerësh të sponsorizuar nga shteti që operojnë në Kinë.

Microsoft thotë se ky grup sulmon hulumtues, firma ligjore, institucione arsimor dhe kontraktorë të mbrojtjes. Është hera e 8 në 12 muajt e fundit që Microsoft ka akuzuar publikisht një grup hakerësh shtetëror.

Edhe pse janë nga Kina, grupi operon kryesisht me serverë virtualë privatë në SHBA.