Michele Risi, komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë

KFOR-i në Kosovë e ka një komandant të ri.

Sot është mbajtur ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it gjeneralmajor Lorenzo D’Addario dhe komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi.

Komandanti në largim Gjovani Fugo ka thënë ditë më parë se situata e sigurisë në Kosovë është e mirë, por sipas tij, prania e KFOR-it në Kosovë nuk ndërlidhet me ndonjë periudhë kohore.