MI tregon se a janë të lira për qarkullim rrugët në Kosovës, pas reshjeve të fundit

Autoudhët, rrugët nacionale dhe ato rajonale vazhdojnë të jenë të lira për zhvillimin normal të komunikacionit rrugor, pavarësisht ndryshimeve atmosferike, njofton Ministria e Infrastrukturës.

MI njofton se rrugët janë të lira për qarkullim, pavarsisht reshjeve të fundit.

Bazuar në të dhënat e ekipeve të cilat veprojnë në teren, MI informon si në vijim:

-Të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës janë krejtësisht ët lira për qarkullim. Mirëmbatja dimërore po vazhdon në baza ditore në këtë rajon.

-Reshje të shiut dhe reshje të lehta bore ka në viset malore të rajonit të Pejës, por, pavarësisht ksëaj, të gjitha rrugët në këtë zonë janë të lira për qarkullim.

-Krejtësisht të lira për qarkullim janë edhe rrugët në rajonin e Ferizajt.

-Poashtu, edhe infrastruktura rrugore e rajonit të Gjilanit është krejtësisht e lirë për qarkullim.

-Zhvillim normal i komunkacionit rrugor po zhvillohet edhe në rajonin e Gjakovës.

-Në drejtimet Prizren-Carralevë, Prizren-Prevallë, Zhur-Dragash-Restelicë, Dragash-Brod dhe Tyrbe-Zaplluzhë të rajonit të Prizrenit, është intervenuar me shpërdarje të kripës. Komunikacioni është duke u zhvilluar normal në këtë rajon dhe siguria mbetet stabile.

Në drejtimin Suharekë-Morinë dhe Suharekë-Gjurgjicë të autoudhës “Ibrahim Rugova” po bëhet shpërndarja e kripës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresat qarkulluese. Përndryshe, të gjitha autoudhët në territorin e Kosovës janë krejtësisht të qarkullueshme.

Ministria e Infrastrukturs bën apel për kujdes të shtuar në komunikacion, njëkohsisht mbetet e përkushtuar maksimalisht në zhvillimin normal të komunikacionit dhe minimizimin e vështirsive eventuale.