MI njofton qytetarët për mbylljen e përkohshme të rrugës Kaçanik-Hani i Elezit

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka njoftuar se nga data 29 Mars deri më 2 Prill, do të mbyllet përkohësisht rruga nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit.

Sipas njoftimit, gjatë ditëve të lartëcekura rruga do të jetë e mbyllur pjesërisht, nga ora 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30, ndërsa gjatë pjesës tjetër të ditës do të jetë e hapur për qarkullim, përcjell Ballkani.info.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit:

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit sipas datave dhe orareve të mëposhtme:

29 mars deri me 2 prill 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. /Ballkani.info