“Mi lshu nanat n’livadh me lujtë” – Syla tallet keq me Dimal Bashën e VV-së

Analisti dhe gazetari, Valon Syla, është tallur me deklaratën e deputetit të VV-së, Dimal Basha në një televizion nacional, i cili duke folur për disa aktivitete të diasporës, përdor një fjalor të papërshtatshëm dhe mënyrë të çuditshme përmes fjalisë “një livadh ku mujnë me i lëshu nanat me lujtë”.

E Syla, në postimin e tij, ka tallur dhe ironizuar me degën e VV-së në Ferizaj, prej nga vjen deputeti Basha.

Postimi i Sylës:

Shtalba, Livadhe dhe lëshim i nonave… ky është programi i Vetëvendosjes në Ferizaj.

A ka diçka për Kamenicë e Gjilan?