Mevlide Hasani gruaja që mposhti kancerin e gjirit dhe dhimbjen e vdekjes së 7 fëmijëve

Të sprovohesh me sëmundjen e kancerit është e vështire, por kur kjo sfidë të gjënë krejt të vetme e pa përkrahje nuk është e lehet të përballosh, Mevlide Masani është një shembull i sakrificës për të mposhtur sëmundjen, për të jetuar vetëm për të birin e saj i cili është pasuria e vetme në këtë botë, është e vetmja gjë e cila e lidhë atë për jetën

Kanceri i gjirit nuk ishte e vetmja sprovë që jeta ia servoi, kësaj zonjë ajo u përball gjatë jetës me varfërinë, humbjen e bashkëshortit në moshë të re e më e keqja, më e paimagjinueshmja nga ajo se çka mund të përballoj një nënë  është edhe humbja e 7 fëmijëve të saj.

Kur jemi në muajin  tetor muajin e ndërgjegjësimit të kancerit të gjirit, ka shumë gra të cilat çdo ditë diagnostikohen me këtë sëmundje, e mesazhi i zonjës Mevdile ishte që të gjitha ato gra të kapën fort për jetë, të kenë motiv për të vazhduar përpara.

Zonja Mevlide jeton në fshtain Talinovc të Ferizajt, ajo tash e disa vite jeton e vetme me djalin e saj te vetëm i cili nuk punon asgjë, ajo jeton vetëm me një pension 70 euro.