Mevlani ‘kapet’ me Blerimin: Mos u tall me djemtë, boll!

Teksa në studio po diskutohej për ‘problemin’ që Aristela kishte në lidhje me moshën e meshkujve me të cilët takohet, ka nisur një debat në studio mes Mevlanit dhe Blerimit.

Ky i fundit në formë batute i drejtohet Princit si “çuni i dajës”, ndërsa Mevlani e sheh si një forme tallëse.

Aristela: Mosha është thjesht numër. Ai donte të më ngacmonte (Blerimi).

Blerimi: Unë jam 32 dhe mendoj se përshtatemi më shumë se sa me këtë, kush ishte çuni i dajës?

Mevlani: Po të pëlqen me i tall çunat, nuk është mënyrë komunikimi ky.

Blerimi: Ti kemi prit 5 orë me bo takimin me Ledjanën.

Mevlani: Ti nuk je stafi dhe më kërkon llogari, po flasim për diçka tjetër. Mos i tall njerëzit mos të duket vetja më i bukur.

Blerimi: Edhe të tjerët e kanë përmendur këtë kushërinjtë. E ka përdoru Juli. Të gjithë e dinë që jam i zgjuar. Mos ma përmend mua edukatën Mevlan. Pse futesh sa këtej andej ku e ke problemin. Për çiftin e mrekullueshëm Romeo dhe Zhuljeta e pritëm 5 orë për një takim…