Mevlani i “Për’puthen” konfirmon lidhjen me këngëtaren kosovare

Mevlani i “Për’puthen” është komentuar gjatë për raportet e tij me Ledjanën.

Pas daljes nga ky program, ata ndanë rrugët e tyre, shkruan lajmi.net.

Por, siç duket ka risi nga ai sa i përket jetës private.

Ai së fundi ishte i ftuar në rubrikën “Trotuar”, teksa mori pjesë bashkë me këngëtaren kosovare, Albulena Uka.

Ata u shprehën se janë në një lidhje dashurie.

Dyshja kanë nisur të shkëmbejnë mesazhe që kur kanë biseduar për të lansuar një projekt së bashku.

“Te Mevlani më pëlqen çdo gjë, karakteri i tij si njeri , shpirtbardhësia e tij dhe shumë gjëra të tjera që kompletojnë një mashkull ashtu siç un e pëlqej.”, tha këngëtarja.

Gjithashtu dyshja zbuluan se puthjen e parë e kanë shkëmbyer në Tiranë./Lajmi.net/