Mevlani “harron” Ledjanën, shijon darkën nën shoqërinë e Antonelës

Ish-konkurrenti i ‘Përputhen’, Mevlani duket se e ka harruar përfundimisht historinë me Ledjanën dhe vëmendja e tij është tek një ish konkurrente tjetër.

Bëhet fjalë për Antonelën, e cila e shprehu hapur pëlqimin për të, por Mevlani asokohe zgjodhi të vazhdonte me Ledjanën. Mevlani dhe Antonela janë parë duke darkuar së bashku në shoqërinë edhe të dy personave të tjerë.

Fotografia është shpërndarë nga të dy ish-konkurrentët, por nuk dihet nëse mes tyre ka mbetur vetëm miqësi apo ka diçka më shumë.