Meteorologu thotë se bora është rrugës, paralajmëron ulje të temperaturave

Meteorologu Besim Aliu, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovë ka thënë se ditëve në vazhdim pritet që në Kosovë të ketë reshje të borës edhe që do të qëndrojnë më gjatë.

Besim Aliu ka qenë i ftuar në emisionin Ora 7 ku ka folur për situatën meteorologjike në Kosovë.

Ai ka thënë se orëve të fundit reshjet e shiut janë shtuar dhe se orëve në vazhdim reshjet e shiut pritet të kthehen në reshje bore, dhe se do të ketë ulje të temperaturave.

“Gjatë ditës së sotme dhe nesër reshjet do të jenë intensive dhe më pas ato do të ndërpriten apo edhe do të jenë më të dobëta. Temperaturat në fushën termike do të ulen, ku pritet të jenë -6 gradë gjatë javës së ardhshme dhe reshjet e borës të cilat janë rrugës, e që do të jenë të qëndrueshme jo gjatë por do të jenë, pasi që sërish kemi masa nga jug-lindja të cilat do të ndikojnë në shkrirjen e këtyre reshjeve”, ka thënë Aliu.

Tutje meteorologu ka thënë se sasia e reshjeve që ka rënë në Kosovë i ka përmbushur nevojat tona dhe se liqenet akumuluese janë të mbushura