Meta takon Haradinajn: Përherë kënaqësi të takohem me gjigantin e Kombit

Kreu i shtetit, Ilir Meta është takuar mbrëmjen e sotme me kreun e AAK-së, Ramush Haradinajn.

Meta ka ndarë foton krah tij në rrjetet sociale ku ka bashkangjitur edhe një përshkrim.

“Përherë kënaqësi të takohem me Gjigandin e Kombit”, ka shkruar presidenti krah fotos.